E pazakontë! I futen në shtëpi dhe e torturojnë, grabitet 70-vjeçarja në Kosovë, hajdutët i marrin 55 mijë euro

E pazakontë! I futen në shtëpi dhe…
Featured image of article: E pazakontë! I futen në shtëpi dhe e torturojnë, grabitet 70-vjeçarja në Kosovë, hajdutët i marrin 55 mijë euro 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, ku disa persona kanë hyrë në në shtëpinë e 70 vjeçares nga Gjurgjedelli i Kaçanikut dhe i kanë vjedhur 55 mijë euro.

Sipas mediave kosovare, e moshuara jetonte vetëm në shtëpi, ku grabitësitë janë futur brenda banesës teksa ajo po flinte gjumë.

Meidat shtojnë se tre persona të maskuar, që kishin marrë vesh se Remzie Mani kishte një shumë të madhe parash, fillimisht e goditën me grusht në kokë, e më pas e lidhën.

Mësohet se ata e kanë tortuaruar derisa e moshuara ka pranuar të tregojë se ku i ka fshehur paratë që i kishte mbledhur nga pensionet dhe lekët që i kishte dërguar bashkëshorti që punonte në Gjermani. Më pas ata i morën 55 mijë euro dhe u larguan. Nuk dihet se kush kanë qenë autorët, sakaq mësohet se policia po merret me hetimin e ngjarjes për të zbuluar se kush janë grabitësit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit