E pazakontë/ I infektuar 15 herë me Covid, burri: Prej tre muajsh nuk takoj dot fëmijët, jam demoralizuar!

E pazakontë/ I infektuar 15 herë me…

Që nga mesi i prillit, një shtetas ekuadoras që jeton në Itali ka rezultuar pozitiv për koronavirus 15 herë.

Një rast i rrallë është rregjistruar në Linate, ku burri jeton preh 20 vjetësh.

Sipas testeve, Milko Mieles, 49 vjeç, ka Covid-19, por është asimptomatik.

Ai u shpreh:

“Jam i demoralizuar,” tha ai për La Stampa.

Ai thotë edhe se ka qarë me javë të tëra dhe se ai madje ka pasur një ndarje emocionale.

Ndërkohë ai do të qëndrojë në një qendër të drejtuar nga Kryqi i Kuq, ku vazhdimisht e ndjek rastin e tij.

Koha kalon ngadalë këtu. Në mëngjes shëtis pesë kilometra në kopsht, gjithmonë vetëm.
Pastaj lexoj lajmet në telefon, shikoj televizor, bëj thirrje me video me gruan time, të cilën nuk i kam parë prej tre muajsh, përveç përmes ekranit të telefoni.
“Më mungon shumë ajo dhe fëmijët e mi.”

/Burimi:il Metino/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit