
Në nëntorin e vitit të kaluar ka vdekur myftiu nga Serbia, Muamer Zukorlic. Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga vdekja, macja që Zurkolic e kishte ruajtur dhe kujdesur për të, nuk i ndahet nga varri.
Sipas mediave të huaja ‘Mediumi N1’ thonë se macja qëndron akoma mbi varrin e Zurkolic pavarësisht se tashmë ishte mbuluar nga bora.
Sipas postimeve në rrjete sociale, macja thuhet që viziton çdo ditë tek varri myftiun Zukorlic.
Zukorlic ishte kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.
Ai ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare dhe u varros në vendlindjen e tij në fshatin Orlje të Tutinit.