E pazakontë në Greqi/ I moshuari fton miqtë në funeral, më pas vret veten

E pazakontë në Greqi/ I moshuari fton…

Një 90-vjeçar i ka dhënë fund jetës në rrethana të çuditshme në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bashkinë Amfiklia mesditën e sotme.

Bazuar te dëshmitë e bashkëfshatarëve, 90-vjeçari kishte shkuar në kafenenë e fshatit ku ishte përshëndetur me të gjithë. Teksa po largohej, bashkëfshatarët thonë se 90-vjeçari i ka pyetur nëse do të donin të shihnin funeralin e tij, gjë që nuk është parë seriozisht nga bashkëfshatarët.

90-vjeçari kishte ftuar në funeralin e tij edhe disa të afërm. I moshuari ka shkuar në banesën e tij në Paleochori Dorieon ku jetonte i vetëm, ka marrë armën e gjahut dhe ka kryer vetëvrasje. 

Banorët pohojnë se i moshuari ishte njeri i mirë dhe i qetë. Ata e konfirmojnë këtë nga fakti se fillimisht nuk i kanë besuar fjalëve të viktimës.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe çfarë e ka shtyrë drejt vetëvrasjes, por policia është duke hetuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit