E pazakontë në Pogradec, peshkatari kap peshkun "Koran" mbi 13 kg

E pazakontë në Pogradec, peshkatari kap peshkun…

Një peshkatar i zonës së Udënishtit ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujrat e liqenit. Mësohet se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari.

45 vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në liqen.

Edhe pse e rrallë si kapje, peshkatari e ka shitur tashmë koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit