E pazakontë në Tiranë: "Kuksiani i ardhur nga Anglia më hedh pampersat poshtë makinës!"

E pazakontë në Tiranë: “Kuksiani i ardhur…

Një qytetar i indinjuar ka denoncuar një rast të pazakontë në redaksinë e JOQ Albania.

Ai ka dërguar edhe një video ku duket qartë momenti kur personi në fjalë, i identifikuar si A.B, i ardhur nga Anglia por me origjinë nga Kukësi, hedh disa mbeturina në garazhd poshtë makinës së tij.

Sipas qytetarit, shtetasi A.B.,  ka hedhur rreth 10 pampersa fëmijësh poshtë makinës së tij. Episodi i pazakontë ka ndodhur në Tiranë.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Përshëndetje JOQ! Shife sesi A.B, ‘turisti’ nga Anglia me origjinë nga Kukësi, i hedh plehrat në garazhd poshtë makinës (Pampersat e fëmijëve). Kur lëviza makinën nga garazhdi, gjeta rreth 10 pampersa aty poshtë. Të lutem postoje dhe nxirrja fytyrën këtyre plehrash që vijnë nga jashtë. 20 vjet në Angli, prapë derra ngelen. Në Tiranë ndodhemi. Ka marrë shtëpi me Airbnb ky tipi dhe i hedh plehrat poshtë makinës time.
Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit