E pazakontë, nëna "detyron" vajzën 9-vjeçare të bëjë ndërhyrje që të duket më e bukur

E pazakontë, nëna “detyron” vajzën 9-vjeçare të…

Një histori e pazakontë ka ndodhur në një familje në Japoni.

Një nënë i ka kërkuar vajzës së saj 9-vjeçare që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për t’u dukur më e bukur.

Sipas Rucchi vajza e saj duhet të kryente patjetër ndërhyrjen, pasi qepallat e dyfishta, janë tipari i fytyrës që në Japoni konsiderohet standard i bukurisë.

Nëna ime dhe motra e vogël kanë sy të mëdhenj, ndërsa unë kam pasur një monolid(forma e qepallave). Të gjithë mendonin se motra ime më e vogël ishte shumë më e lezetshme se unë. Një vajzë ka nevojë për qepallat e dyfishta. Unë kurrë nuk kam parë një vajzë me monolide që më duket e bukur.

Micchi, vajza minorene, mezi pret të bëjë operacionin e dhimbshëm.

Nëse mund të durosh dhimbjen e operacionit plastik, kjo të bën një person të bukur, për mendimin tim.

Micchi u shpreh se ajo dëshiron të bëjë patjetër një operacion plastik sepse sytë e saj janë “shumë të ngushtë”.

Doja që kjo procedurë të kishte ndikim pozitiv tek ajo. Nuk doja që ajo të rritej me një kompleks për këtë, ky ishte shqetësimi im kryesor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit