E pazakontë, qytetari vaksinohet dhe kërkon “të heqë” vaksinën me shushunjë

E pazakontë, qytetari vaksinohet dhe kërkon “të…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një qytetar i cili është vaksinuar me qëllim marrjen e  certifikatës dhe dhënies fund testeve PCR. Por duket se qytetari ka pasur skepticizëm ndaj vaksinës pasi ka tentuar ta “heqë” atë duke vendosur një shushunjë tek vendi i vaksinës, me idenë që ajo të thithë vaksinën.

Një artikulli i botuar në median turke ‘Harberler’ tregon se si njerëzit përdorin shushunja për të nxjerrë vaksinën anti-covid nga trupi.

Një infermier tregon rastin e këtij qytetari.

‘Kjo ishte ngjarja më tronditëse e jetës time’ shkruan infermieri në postimin e tij.

”Nuk ka asnjë mënyrë për të hequr vaksinën nga trupi. Metoda të tilla janë të pakuptimta. Ju vetëm mashtroni veten. Njerëzit nuk duhen të përdorin metoda të tilla. Ndjekësit e mi më treguan se një person përgatit dhe jep një përzierje në shtëpi për ata që janë vaksinuar për ta nxjerrë jashtë trupit. Të gjitha këto janë kurthe për para’ është shprehur profesori turk Güner Sönmez.

Ndërsa specialisti i Shëndetit Publik në Turqi Prof. Dr. Mehmet Zencir duke deklaruar se praktika të tilla janë të pakuptimta, tha se nuk do të ishte e mundur të hiqet vaksina nga trupi.

“Nëse kulloni të gjithë gjakun ose të gjithë palcën e eshtrave, kjo punë mund të bëjë efekt” tha Prof. Zencir duke shtuar se : “Çdokush me një arsim mjekësor e di se kjo nuk është e mundur. Është një gjë shumë shqetësuese”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit