E pazakontë/ Vajza dyvjeçare gjen vdekjen në krevatin ku flinte

E pazakontë/ Vajza dyvjeçare gjen vdekjen në…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Igumenica të Greqisë ku një vajzë dyvjeçare ka gjetur vdekjen në krevatin e saj në përpjekje për të dalë prej andej.

Siç tregojnë provat e para- shkruajnë mediat greke- ajo kishte ngecur në kangjella në përpjekjen e saj, siç duket, për të dalë.

Prindërit e vajzës dëshmuan për incidentin tragjik. Pas përfundimit të procedurës, ata u lanë të lirë pasi nuk u gjetën prova rënduese kundër tyre. Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Thesprotisë tashmë është informuar për ngjarjen tragjike, ndërsa ekzaminuesi mjekësor për të kryer autopsinë në mënyrë që të përcaktohen saktë shkaqet e vdekjes.

Sipas autoriteteve, Departamenti i Policisë ishte njoftuar nga mjeku në detyrë në orën 7:30 të mëngjesit, ku dy prindërit transportuan fëmijën e tyre pa vetëdije në Qendrën e Shëndetit. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta rikthyer atë në jetë, fatkeqësisht nuk u bë dot asgjë për të.

/Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit