E përdhunoi para se të fejohej, 19-vjeçari vret ish-të dashurën pas lajmit të shtatzënisë

E përdhunoi para se të fejohej, 19-vjeçari…

Një ngjarje tragjike dhe tronditëse është regjistruar në Stamboll, Turqi. Një vajzë 18-vjeçare shtatzënë, Oya Budak, u vra nga i fejuari i saj, Samet K. 19 vjeç. Oya ishte rreth 5.5 muajshe shtatzënë. Ajo ishte abuzuar seksualisht nga i fejuari i saj përpara se të shpallej fejesa mes tyre, dhe pas konfirmimit të shtatzënisë, Sameti anuloi fejesën.

Të enjten ai e kontaktoi Oyan dhe i kërkoi të takoheshin për të biseduar. Ajo pranoi takimin dhe shkoi së bashku me vëllain e saj 13-vjeçar. Sipas dëshmive të para, gjatë takimit Sameti ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar vajzën në gjoks dhe në vesh, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pas krimit autori u largua nga vendi i ngjarjes me makinën e të atit, ndërsa qytetarët që dëgjuan të shtënat njoftuan menjëherë policinë. Oya u transportua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por për fat të keq humbi jetën së bashku me foshnjën e saj.

Pas disa orëve kërkime, 9-vjeçari u arrestua në shtëpinë e xhaxhait të tij dhe u dërgua në paraburgim. Kur u pyet nga gazetarët për motivin e vrasjes, ai u shpreh se nuk është penduar për krimin.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit