E përdorim çdo ditë, mësoni çfarë u ndodh vlerave ushqimore kur i fusim në mikrovalë

E përdorim çdo ditë, mësoni çfarë u…

Mikrovala është një pajisje që të gjithë e kemi në shtëpi.

E përdorim për të gatuar, shkrirë apo ngrohur ushqime.

Kjo vjen falë rrezatimit elektromagnetik, të ngjashëm me valët e radios apo rrezet infra të kuqe.

Ka pretendime se rrezatimi i mikrovalës është i rrezikshëm, dhe jo vetëm shkatërron vlerat ushqyese të ushqimeve, por edhe sjell sëmundje të rënda.

Gjithsesi, përtej shumë artikujve për mikrovalën, ende nuk ka studime që mbështesin këto ide.

Më poshtë, disa shqetësime në lidhje me këtë pajisje.

A I Shkatërron Mikrovala Vitaminat Dhe Mineralet Tek Ushqimet?

Ngrohja dhe shkrirja e ushqimeve sjell ndryshime në veçoritë vizike, apo përbëjen kimike/

Nëse përdorni temperaturë të lartë, ajo eliminon ushqyesit në ushqime.

Sekreti i përdorimit qëndron te kombinimi i saktë i kohës dhe temperaturës.

Ushqime si mishi, peshku apo vezët duhen ngrohur në të paktën 60℃ që të jenë të sigurta për konsum.

Ekspertët thonë se ngrohja e shpejtë në mikrovalë mund të ruajë sasinë dhe cilësinë e polifenolëve tek perimet.

Ata kanë krahasuar gatimin e disa perimeve të caktuara në mikrovalë dhe në tenxhere me presion.

Në këtë të fundit, perimet kanë tendencën të humbasin më shumë fibër, gjë që nuk ndodh në rastin e mikrovalës.

Situata është e ngjashme edhe në rastin e vitaminës C, sasitë e humbura të së cilës janë më të mëdha kur ushqimet gatuhen në tenxhere me presion sesa në mikrovalë. Një vrull i shpejtë nxehtësie që lëshon mikrovala arrin të ruajë shumicën e vitaminës C tek perimet

A Shkakton Kancer Mikrovala?

Nëse mishi apo peshku gatuhet në një temperaturë të lartë për shumë kohë, në sipërfaqen e tyre formohen substanca që shkaktojnë kancer.

Ekspertët kanë parë të njëjtat substanca tek mishi i pulës gatuar në mikrovalë.

Gjithsesi, ende nuk kanë zbuluar një lidhje mes kancerit dhe konsumit të rregullt të mishit gatuar në mikrovalë.

A I Shkatërron Mikrovala Bakteret Ushqimore?

Kur gatuajmë ushqimet, kjo është mënyrë e mirë për të ulur rrezikun e sëmundjeve nga ushqimi.

Gatimi në mikrovalë nuk siguron shpërndarjen e temperaturës për shkak të formës së ushqimit.

Ushqimi jo i ngrohur si duhet përbën rrezik për shëndetin.

Gatimi në mikrovalë mund të shkatërrojë bakteret ushqimore vetëm falë kombinimit të duhur të kohës dhe temperaturës. Gatimi në temperaturë minimale prej 60℃ shkatërron shumicën e baktereve por kur bëhet fjalë për toksinat, shkatërrimi i tyre me nxehtësi është i pamundur.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit