E përndiqte në lagje dhe i shkroi në mur “S….. kur*a”/ Si ra pre e presionit të 65-vjeçarit e mitura nga Tirana, ‘zbërthehen’ telefonat e abuzuesëve

E përndiqte në lagje dhe i shkroi…

Detaje të reja janë zbuluar nga dhunimi i 15-vjeçares në Tiranë nga roja i shkollës dhe disa të rinj të tjerë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngacmimet ndaj 15-vjeçares kanë nisur rreth një vit më parë, kur ajo ishte në klasën e tetë.

Më pas roja është hequr nga puna por sërish nuk ka hequr dorë nga fiksimi i tij për të miturën, duke e përndjekur edhe në lagje. Vazhdimisht ai e ka shantazhuar të miturën, duke u ushtruar presion psikologjik se do t’i zbulonte të gjitha historitë intime që ajo ka pasur në shkollë. Madje ka shkuar deri aty, sa pranë banesës së saj ka shkruar në mur: “S….. kur*a”.

Ka qënë pikërisht ky veprim, ajo që ka bërë të miturën që të dorëzohet dhe të kryejë marrëdhënie me 65-vjeçarin. Gjithçka ka ndodhur në një banesë, të cilën ish-roja e shkollës e kishte në dorëzim.

Ai gjithashtu ka filmuar edhe aktin, duke ia çuar si video edhe fqinjit të tij 20-vjeçar. Të dy celularët janë sekuestruar nga Policia dhe po ‘zbërdhehen’ për detaje.

65-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë, po ashtu prova të forta ka edhe për 20-vjeçarin. Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës dhe se nuk e kanë shantazhuar të miturën por thjesht e kanë vënë në dijeni se kanë parë videon e saj intime.

Ndërkohë vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka mundur që të japë dëshminë e saj vetëm me ndihmën e psikologëve.

Ngjarja e rëndë kandodhur në një shtëpi, në zonën e njohur si ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 65-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”. Po ashtu edhe tre djemtë e tjerë; K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, gjithashtu akuzohen për të njëjtat vepra penale si 65-vjeçari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit