E përplasi kamionçina 5 ditë më parë/ 40-vjeçari ndërron jetë në spital

E përplasi kamionçina 5 ditë më parë/…

40-vjeçari Arben Kanaçi ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kësaj të enjtë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi u aksidentua 5 ditë më parë nga një makinë.

Mësohet se Kanaçi qëndroi në terapi intensive për 5-ditë me radhë, por nuk reagoi për asnjë moment.

Ai kishte marrë goditje të shumta në kokë dhe nuk mundi dot ti mbijetonte plagëve të marra.

Mbrëmjen e 11 Marsit, mjeti tip kamionçinë, goditi një këmbësor dhe pasi e tërhoqi zvarrë disa metra, e la të shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.

I plagosuri Arben Kanaçi, 40-vjeç, u transportua pas aksidentit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të shumta të marra në trup dhe në kokë.

Pas aksidetentit, mjeti që e përplasi u largua nga vendngjarja dhe disa patrulla policie u vunë në ndjekje të tij.

Kamionçina u kap nga patrullat e policisë në Moravë, ndërkohë që Artan Eskiu, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u arrestua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit