E plagosën së bashku me babain dhe vëllanë, i morën jetën vëllait tjetër, flet për herë të parë Laert Hasalla

E plagosën së bashku me babain dhe…

Konflikti mes kushërinjve të parë në Lushnjë përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Ngjarja u shënua pak ditë më parë dhe për këtë krim janë arrestuar dy vëllezër.

Në këtë konflikt mbeti i vrarë Romeo Hasalla, 30 vjeç, si dhe u plagosën dy vëllezërit e tij, Laert dhe Emiljano Hasalla dhe i ati Shaip Hasalla 65 vjeç.

E gjithë familja u qëllua me çifte nga kushërinjtë e tyre të parë, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç.

Laert Hasalla, vëllai i të ndjerit Romeo, i vrarë ditë më parë nga Kastriot Hasalla, ka folur në Syri TV për ngjarjen e mëngjesit të 29 korrikut. Romeo mbeti i vrarë dhe Shuaipi babai i tij dhe vellezërit Emiljano e Laert mbetën të plagosur me çifte.

Ndryshe nga sa pretendon pala e autorëve, Laerti shprehet se ata ‘ishin të pergatitur për të na vrarë’, ndërsa shprehet se ‘gjithçka ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe nuk do të merren me familjen e vrasësit’.

‘Afrimi iu thoshte bjeri vriti, në ato momente Kastrioti ka qëlluar dhe ka vrarë Romeon, na kanë gjuajtur më pas të gjithëve, mua më kanë plagosur në këmbë, gjuajti prapë dhe unë u spostova te makina. Na kanë lënë aty dhe ikën të tre.

Qëlluan dhe plakun pak më tutje dhe na lanë aty. Bëmë të pamundurën që të çoheshim, e futëm në makinë dhe kemi ikur për në Lushnje, i kam dhënë makinës ashtu siç isha i plagosur.

Ne nuk kemi pasur asnjë lloj debati me ta, jetojnë në Itali, kishte dy javë që kishte ardhur, po të donte të vinte dhe të na thoshte. Ajo ka qenë tokë shtet, nuk na përket as ne dhe as atij, problemi im ishte me shtetin dhe jo me atë’, shprehet Laert Hasalla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit