E pranoi, Irani: Kemi furnizuar Rusinë me dronë

E pranoi, Irani: Kemi furnizuar Rusinë me…

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, e ka pranuar për herë të parë se shteti i tij i ka dhuruar dronë Rusisë. Sipas tij kjo gjë ka ndodhur në muajin shkurt para se të niste lufta Ukrainë-Rusi.

Dronët janë përdorur nga Rusia prej disa javësh për të sulmuar Ukrainën.

Komentet e ministrit iranian kanë ardhur pas disa muajve të mesazheve konfuze të Iranit lidhur me furnizimin e Rusisë me armë.

Ne i kemi dhënë Rusisë numër të kufizuar të dronëve, para se të niste lufta në Ukrainë”, u ka thënë Amirabdollahian gazetarëve, pas një takimi në Teheran.

Gjatë kësaj jave, ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, i ka konsideruar dyshimet për armët si “totalisht të pabaza” dhe ka riktheksuar pozicionin e Iranit për neutralitet në luftë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit