E priti të dilte prej ditësh! Ekzekutori e ndoqi Behar Sofian

E priti të dilte prej ditësh! Ekzekutori…

Dosja.al ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Behar Sofias, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në mes të Tiranës. Mësohet se ekzekutori e ruante prej kohësh 66-vjeçarin. Për ditë me radhë, ai ka pritur pranë derës së shtëpisë së Sofia, që ky i fundit të dalë prej aty.

Dhe pikërisht dje, kur Behar Sofia doli, ai e ndoqi nga dera e shtëpisë e deri tek Piramida, ku dhe gjeti mundësinë ta qëllonte dy herë me një armë të pajisur me silenciator. plumbat i shkaktuan plagë të mëdha Sofias, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sot janë shoqëruar dhjetë persona, të afërm dhe familjarë të viktimës, të cilët kanë mohuar që Behar Sofia të ketë pasur konflikte apo kërcënime. Ata janë shprehur se 66-vjçari u ka thënë se do pinte një kafe, do blinte diçka dhe do kthehej sërish, por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi.

Nga ana tjetër, prokuroria ka marrë në dorë edhe telefonin e viktimës. Deri më tani, nga kqyrja paraprake që i është bërë celularit, nuk janë nuk janë konstatuar biseda të dyshimta apo me persona të përfshirë në botën e krimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit