E propozuan për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Destani nuk pranon...

E propozuan për kryeministër të Maqedonisë së…

Biznesmeni i njohur shqiptar, duket se është i plotësuar nga jeta e tij dhe nuk vuan nga ambiciet politike, qofshin këto edhe për të mirën e Atdheut të tij. Kjo ka ndodhur me pronarin e kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani, i cili ka deklaruar se nuk do të kandidojë për kryeministër në Maqedoninë e Veriut.

Destani ka theksuar se, në ditët e fundit në media është përmendur emri i tij si kandidat për pozitën e kryeministrit në vendin fqinj, por ai i ka mohuar këta zëra, duke theksuar se, do të mbetet i përkushtuar vetëm në biznesin dhe në aktivitetet e tij.

“Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se, ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë, si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë”,- ka shkruar Destani në një status në “Facebook”.

Po ashtu kreu i “Ecolog”-ut ka thënë se, nuk ka qenë kurrë në planet e tij angazhimi në jetën politike dhe se, sipas tij, do të vazhdojë kontributin në sferën e ekonomisë.

“Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambiciet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik, përmes sipërmarrjeve në biznes, ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime”,- përfundoi ai duke uruar që të dalë një qeveri që u shërben më së miri qytetarëve./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit