E provokuan gjatë gjithë ndeshjes, Mbappe u qesh në fytyrë paraguajanëve

E provokuan gjatë gjithë ndeshjes, Mbappe u…

Franca siguroi me shumë mund çerekfinalen e Kupës së Botës, pasi triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Paraguait.

Heroi i “Gjelave” ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi golin e vetëm të takimit nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë ekipit të tij biletën për në fazën e tetë skuadrave më të mira.

Gjatë gjithë ndeshjes, sulmuesi i Real Madridit u vu në shënjestër të provokimeve nga futbollistët e Paraguait, por ai nuk reagoi në asnjë moment. Përkundrazi, Mbappe zgjodhi t’u përgjigjej me qetësi dhe buzëqeshje kundërshtarëve, duke ruajtur kontrollin deri në vërshëllimën e fundit.

Në çerekfinale, Francën e pret një përballje e fortë ndaj Marokut.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit