E pyetën për dokumentet, shqiptarit i gjejnë gjysmë milioni euro drogë

E pyetën për dokumentet, shqiptarit i gjejnë…

Mbrëmjen e djeshme, një 33-vjeçar me inicialet A.K. është arrestuar në Itali.

Karabinierët e ndaluan shqiptarin në Piazza D’Azeglio, në Firence, teksa nuk kishte me vete dokumentet e identifikimit.

Shqiptari u tha se i kishte dokumentet në banesë, dhe i kërkoi të shkonte t’i merrte.

Kur karabinierët arritën në banesën e tij, policia vuri re një paketim të dyshimtë pranë krevatit.

Në fillim dukej se ishte diçka me përmbajtje bimore, por pas kontrolleve policët zbuluan se ishte marijuanë.

Më pas karabinierët kontrolluan edhe dollapin e tij, të cilin shqiptari e kishte kthyer në supermarket droge.

Në brendësi të tij, policët gjetën 167 pako me hashash me peshë 47 kg, 4 pako me kokainë me peshë 1.7 kg, 1000 euro dhe materiale të ndryshme për peshimin dhe ndarjen në doza të drogës.

E gjithë droga u sekuestrua nga policia, ndërsa shqiptari u dërgua në burgun e Solliçianos. Pas përllogaritje, rezulton se nëse droga do të dilte në treg, do të kapte vlerën e gjysmë milion euro.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit