E pyeti se ku e ka varësen që i dhuroi, Bora i përgjigjet Donaldit: Kot interesohesh

E pyeti se ku e ka varësen…

Në tetor të vitit 2021, Donald Veshaj teksa ishte në shtëpinë e Big Brother VIP” vendosi që t’i bënte një dhuratë moderatores Bora Zemani.

Për 3 vjetorin e lidhjes ai vendosi brenda një kutie me ëmbëlsirë varësen e tij dhe e hodhi përtej murit. Dhurata shkoi në duart e Borës, e cila nuk ngurroi që ta tregonte për publikun.

Bora e hoqi nga faqa varësen kur Veshaj u lidh me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Bora dhe Donaldi janë rikthyer sërish bashkë, dhe aktori ka pyetur publikisht moderatoren se ku e ka varësen.

Ai ka postuar në “Instastory” një foto të Zemanit ku ka varësen në qafë dhe e pyet: “Ku është kjo?”. Bora i ka kthyer një përgjigjje publike. “Nuk ta jap më, kot interesohesh!”, shkruan Bora.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit