E qëlloi në kokë dhe e varrosi lakuriq në pyll, si u arrestua vrasësi i shqiptarit në Itali. Detaje nga operacioni që çoi në pranga anëtarë të Ndranghetas

E qëlloi në kokë dhe e varrosi…

Ditën e sotme policia italiane ka finalizuar një operacion për goditjen e trāfikut ndërkombëtar të drōgës midis Italisë dhe Shqipërisë. Si rezultat në pranga kanë rënë pesë persona, ku njeri prej tyre akuzohet edhe për vrāsjen e një shqiptari, Besnik Metaj.

Mësohet se vrāsja e shqiptarit ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve në trāfikun ndërkombëtar të drōgës midis provincave Treviso, Venecia, Milano, Como, Lecco dhe Reggio Kalabria, por edhe jashtë vendit, në veçanti në Shqipëri, Rumani, Angli dhe Gjermani.

Hetimi, i cili zgjati rreth dy vjet, çoi në sekuestrimin e 350 kilogramëve marīhuanë, kōkainë dhe substanca dōping.

Shqiptari Besnik Metaj thuhet se ka qenë një nga anëtarët e organizatës së trāfikantëve të drōgës. Ai dyshohet se u vrā për çështje që lidhen me mospagimin e dërgesës së drōgës.

Mediat fqinje shkruajnë se edhe 45-vjeçar, banues në Como dhe besohet se ai ishte anëtarë i Ndranghetas në Erba. Vrāsësi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur e qëlloi shqiptarin me armë në kokë dhe e varrosi atë lakuriq në pyllin e Eupilio.

/tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit