E qëlluan me armë zjarri, Isak Mehmedaj: Nuk e di se kush më ka plagosur

E qëlluan me armë zjarri, Isak Mehmedaj:…

Gjatë mesditës së sotme u regjistruan të shtëna armësh në Shkodër, teksa mbeti i plagosur shtetasi i identifikuar si Isak Mehmedaj.

Ky i fundit, është kushëriri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës Ridvan Ramazani më 28 nëntor 2020.

I plagosuri ndërkohë ka dhënë edhe dëshminë e tij pas ngjarjes, ndërsa është shprehur se nuk e di se kush e ka plagosur.

Dëshmia e 24-vjeçarit:

Unë nuk e di se kush më ka plagosur. Nuk e kam parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë. Nuk kam ndonjë konflikt me kënd dhe nuk e di përse më plagosën

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit