
Deputetët e opozitës shqiptare që janë rënditur krah Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, kanë marrë një nismë për mos lejuar që të zhvillojnë seancat plenare në Parlament dhe komisionet parlamentare.
Të gjendur në në këtë situatë, mazhoranca e gjeti zgjidhjen përmes platformave online. Takimet e komisioneve parlamentare zhvillohen në Zoom. Por sërish këto mbledhje janë konsideruar si të paligjshme nga opozita.
Por duket se jo të gjithë qenkan të të njëjtit mendim. Gjatë pasditës të së enjtes është mbledhur online Komisioni i Ekonomisë, ku nuk kanë munguar as deputetët e opozitës rreshtuar krah Bardhit dhe Berishës.
Bëhet fjalë për deputët Edmond Spaho, Bujar Leskaj, Lindita Metaliaj, Isuf Çela dhe Ina Zhupa. Këta deputetë i quajtën këto Komisione si antikushtetutese, por morën pjesë për të marrë dietat.
Duket se dietat qenkan më të rëndësishme se kuaza që ata kanë ndjekur. Në kohën kur mazhoranca vendos vetë për gjithçka dhe abuzon hapur, deputetët e opozitës po përpiqen që të përfitojnë diçka.
Vlen të theksohet se opozita shqiptare ka harruar kohët e fundit se kush janë hallet e shqiptarëve.
Teksa njëri krah i opozitës do Komision hetimor për “McGonigal” dhe krahu tjetër “vetting politikanësh”. Ndërsa është totalisht e heshtur se çfarë po ndodh me paratë e shqiptarëve dhe abuzimet që bëjnë kolegët e tyre.