E quajti koronavirusin “gej”, gazetari i sportit humb jetën nga Covid-19

E quajti koronavirusin “gej”, gazetari i sportit…

“Koronavirusi është një virus “gej”, që e vret shkuma e sapunit. Po funksionon për qëllimin që u krijua: që të shuajë të moshuarit sepse ata shpenzojnë shumë dhe janë shumë në numër. E gjitha u bë kundër pleqve dhe ky virus është për pleqtë”.

Personi që e ka bërë këtë deklaratë është një gazetari José Francisco “Pepe” Ruiz, nga Nikaragua, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 75-vjeçare, për shkak të koronavirusit.

Ruiz, i cili ka punuar 50 vite si gazetar sportiv, u bë lajm pasi minimizoi ndikimin e Covid-19.

Gjithashtu, në programin e tij në “Canal 6”, ai tha se një i njohuri i tij e kishte kaluar infeksionin duke bërë gargarë me ujë me kripë 3 herë në ditë.

Në Nikaragua janë identifikuar 2700 të prekur me koronavirus, ku mes tyre 74 personat kanë humbur jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit