
Oligarku Gjergj Luca vijon të shtrijë tentakulat në hapjen e bizneseve të reja. Pasi mori me 1 euro shumë ish-godina institucionale, toka shtetërore, apo arriti të privatizonte edhe detin për të rritur Salmonin, ai po vijon edhe me hapjen e restoranteve. I njohur si një nga biznesmenët që ka përfituar më shumë nga qeverisja e ‘Rilindjes’, Luca po ja lejon vetes tashmë të shijojë dhe të argëtohet me çdo lloj mënyre.
Së fundmi ai ka njoftuar se po përgatitet të hap një restorant të ri në Tiranë. Pjesë të ndryshme të restorantit të tij do të mbajnë emrat e gazetarëve të lidhur me pushtetin, shoqëruar me fotot e tyre. Nga Ylli Rakipi, tek Anila Basha, në restorantin e oligarkut të rilindjes nuk mund të mungonte edhe ambienti që do të mbajë emrin e kreut të Këshillit Kombëtar të RTSH-së, Leka Bungo.
Në një video të postuar muaj më parë, Luca dhe Bundo shfaqeshin të dehur një një tavolinë dhe në bisedë e sipër oligarku i peshkut e quajtu atë “kryetar i shoqatës së k*rave”, ndërsa veten hajdut. Një degradim dhe një ofendim i madh për shqiptarët, të cilët paguajnë taksa që Leka Bundo të punojë në RTSH dhe Gjergj Luca të privatizojë asetet kombëtare. Mirëpo Rama me të tijët u duhet ky soji, për t’i bërë freskë në kohë fushate.
“Dhe fotoja më e bukur pas fotove të gazetarëve, artistëve dhe personazhëve më të spikatur të Shqipërisë, do të jetë ajo e Leka Bungos, i cila do të jetë regjisori këtij ambienti të quajtur “All ish Bearish”, u shpreh ai, gjatë momentit që po prezantonte vendet që kishte caktuar për miqtë gazetar.