E reja bie pa ndjenja në tokë, granata lotsjellëse i shpërthen fare pranë

E reja bie pa ndjenja në tokë,…

Pamje shqetësuese vijnë nga protesta e sotme në Tiranë, ku një vajzë e re ka mbetur e plagosur dhe pa ndjenja në tokë, pasi një granatë gazi lotsjellëse ka shpërthyer shumë pranë saj.

Në video, e reja shihet e shtrirë në tokë, ndërsa situata në protestë vijon të jetë e tensionuar. Pas incidentit, ajo është marrë nga ambulanca dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Përdorimi i gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe ndërhyrjet e dhunshme të efektivëve kanë shoqëruar protestat e ditëve të fundit, ku janë raportuar edhe arrestime të shumta e protestues të plagosur.

Pamjet ngrenë pikëpyetje serioze mbi pasojat që po shkaktojnë ndërhyrjet policore dhe sigurinë e qytetarëve të pranishëm në protestë.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen shëndetësore të vajzës.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/JuO5V0RS0S4″ title=”E reja bie pa ndjenja në tokë, granata lotsjellëse i shpërthen fare pranë” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit