E reja shqiptare humb jetën tragjikisht në një aksident në Itali, la pas një vajzë (EMRI)

E reja shqiptare humb jetën tragjikisht në…

Një aksident tragjik i marrë jetën një 30-vjeçareje shqiptare në Celle Ligure në Itali.

E reja e identifikuar si Denada Nerjaku, banuese në Vado Ligure u plagos rëndë në aksidentin rrugor, ku makina e saj u përplas ballë për ballë me një automjet të tonazhit të rëndë.

Shqiptarja u dërgua me helikopter në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptarja kishte pësuar hemorragji të brendshme. Denada Nerjaku la pas një vajzë të vogël.

Prokuroria italiane është duke hetuar aksidentin për të zbardhur shkaqet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit