E reja tregon tmerrin si patatet mutante i pushtuan shtëpinë

E reja tregon tmerrin si patatet mutante…

Një grua nga Franca u frikësua kur u kthye në banesën e saj pas disa muajsh larg, pasi gjeti patatet mutante që ishin shndërruar plotësisht.

Donna Porée, nga Caen, kishte blerë një qese me patate në një supermarket në muajin mars, por ndërsa masat e bllokimit u njoftuan në vend, ajo me shpejtësi u largua për t’u karantinuar me të dashurin e saj në anën tjetër të qytetit.

Sigurisht, kur e lini banesën tuaj me nxitim, siguroheni që keni marrë me vete telefonin, portofolin, çelësat, por thesi i patateve në raftin e kuzhinës është i fundit që ju vjen në mend.

Ajo tha:

Ndërsa hapa derën e përparme, vura re një formë të çuditshme në pjesën e pasme të kuzhinës. Ndërsa drita ishte fikur nuk arrija të kuptoja se ishin patatet. Vetëm pasi hapa grilat, unë vura re këtë pamje të jashtëzakonshme.Unë u tmerrova në fillim, por pasi kuptova se çfarë ishte, qesha shumë dhe ndava një video në Snapchat.

Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: Gazetaatdheu.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit