E rëndë: 12-vjeçarja nga Suhareka sulmohet nga qeni, thotë se dy persona nga vetura ia lëshuan drejt saj

E rëndë: 12-vjeçarja nga Suhareka sulmohet nga…

Leonita Lubofci nga lagjja Folloshnje e Suharekës të premten është sulmuar nga një qen dhe për këtë tha se dy persona që ishin brenda veturës ia lëshuan qenin në drejtim të saj.

12 vjeçarja tha se u shpëtua nga një person që i erdhi në ndihmë.

“Unë kam qenë duke ecë udhës, edhe ai e hapi dritaren edhe tha diçka, ama unë nuk e dëgjova dhe vazhdova rrugën time. Pastaj kur më pau që nuk po ndalem pasagjeri ka dalë nga vetura“, ka thënë ajo për Klan Kosovën.

“Ka dalë jashtë edhe unë prej tutës kam fillu me vrapu edhe ai e ka parë që s’po ndalem dhe e ka lëshuar qenin.”

“Herën e parë nuk ka arritur me më sulmu, kurse herën e dytë ma ka ngjitë në krah”, ka shtuar ajo.

Ajo mori trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

Rastin e konfirmoi edhe policia në raportin 24 orësh. Por, nuk u raportua për të arrestuar./Gazeta Sinjali/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit