E rëndë, 18-vjeçarja shqiptare vritet bashkë me gjyshen nga ish i dashuri

E rëndë, 18-vjeçarja shqiptare vritet bashkë me…

18-vjeçarja është identifikuar si Shejla Bakija.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë ngritur kauza me hashtag “Mos i vrisni vajzat”. Burime bëjnë me dije se ajo ndërroi jetë në vend bashkë me gjyshen ndërsa babai i saj është plagosur. Asnjë media e Malit të Zi deri më tani nuk ka reaguar për këtë vrasje makabre, ndërsa Instagram-i dhe Facebook-u janë “pushtuar” nga reagimet dhe thirrjet për të kapur vrasësin.

Mësohet se e reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh është ndarë nga ai duke u zhvendosur sërish në shtëpinë e prindërve. Autori i krimit nuk është identifikuar ende dhe po ashtu rrethanat e plota se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa raportohet se ai është arratisur drejt Serbisë. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit