E RËNDË/ 23-vjeçarja vritet aksidentalisht nga policia në Maqedoninë e Veriut, ishte shtatzëne

E RËNDË/ 23-vjeçarja vritet aksidentalisht nga policia…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçare shtatzëne. Mësohet se e reja afrikane është qëlluar për vdekje aksidentalisht nga policia në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshjeje në kufirin Greqi-Maqedoni e Veriut, kur një oficer u përpoq që të arrestonte një emigrant illegal.

23-vjeçarja, Fatmata, u qëllua aksidentalisht nga efektivi i policisë pasi kishte kaluar kufirin nga Greqia, vendi që i kishte refuzuar azilin. Për pasojë ajo ka mbetur e vdekur në vend

Fatmata e cila ishte shtatzëne, jetonte në një kamp refugjatësh në Greqinë Veriore dhe ishte një person me shumë gjallëri dhe dëshira për jetën. Ajo ishte pjesë e komunitetit “Second Tree”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit