E rëndë! 30-vjeçari vetëhidhet nga lartësia në Astir, me urgjencë drejt Traumës

E rëndë! 30-vjeçari vetëhidhet nga lartësia në…

Ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se një i ri, me inicialet O.H., është vetëhedhur nga lartësia rreth orës 20:15.

Ai është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, ndërkohë që i plagosuri është 30-vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit