E rëndë! 6 persona me shkopa bejsbolli terrorizojnë një familje në Kuçovë!

E rëndë! 6 persona me shkopa bejsbolli…

Një familje në qytetin e Kuccovës është përpabllur me një ngjarje aspak të këndëshme. Të gjithë pjestarët e familjes Liço janë dhunuar nga 6 persona. Rasti në fjalë është denoncuar nga 34-vjeçari Arbër Liço.

Në një deklaratë për Fax Neës, 34-vjeçari shprehet se se 6 persona i kanë shkuar në banesë me shkopa bejsbolli dhe kanë tentuar me forcë të hyjnë brenda. Jo vetëëm I kanë dhunuar, por sipas Arbër Liço, agresorët në fjalë edhe i kanë kërcënuar duke u thënë “jeni të vdekur”.

Pas ngjarjes policia ka mbërritur në vendin e krimit, por nuk ka arritur të arrestojë asnjë nga personat të cilët kshin dhunuar familjarët e familjes Liço.

Qytetari i dhunuar, Arbër Liço

Kam qenë duke u ktheyr nga puna në hyrje të Kuçovës rreth orës 6 . Ka qenë Loni Malaj me një person të uajtur Xhelo të cilët më kanë sharë dhe më kanë ofenduar. Arsyen nuk e di, kam ndaluar makinën dhe i kam pyetur pse më shanin, kanë vazhduar po njësoj. Kam shkuar në stëpi, më pas më ka ardhur Loni Malaj bashkë me djalin e vet Gert Malajn me shkopa bejsbolli kanë dhunuar banesën, më kanë sharë, më kanë ofenduar, më kanë kërcënuar mua prindërit e mi dhe nipin tim. Me shpejtësi kam byllur portën me celës, nuk i kam lënë të hyjnë brenda. Lon Malajn e njoh, Gert Malajn e njoh, personat e tjerë me ftyrë i njoh. Kam lajmëruar policinë e shtetit, kanë bërë ato hetimet e veta, i kam kërkuar të gjejnë personat që e kanë bërë këtë. Më kanë thënë që nuk i kanë gjetur, por Kuçova është e vogël, po të duan ata i gjejnë. Nuk mund të jetë e vështirë në një qytet kaq të vogël, ku të gjithë e njohin njëri tjetrin. Më kanë terrorizuar, kërcënuar me jetë e me të gjithë. Arsyen nuk e di, të ma japi Loni Malaj se unë nuk e di. Të gjenden personat që na kanë kërcënuar, nëse nuk duan të na lënë të jetojmë këtu, të na thonë e të dalim të ikim jashtë shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit