E rëndë/ 69-vjeçari përdhunon 20-vjeçaren që vuan nga problemet mendore

E rëndë/ 69-vjeçari përdhunon 20-vjeçaren që vuan…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Belsh. 20 vjeçarja e cila vuan nga problemet mendore është përdhunuar nga një 69 vjeçar.

Kallcimin në polici e ka bërë nënë e vajzës e cila ka denoncuar fqinjin e saj.

Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit