Një aksident tragjikë ka ndodhur në Brazil. Sipas mediave të huaja, një autobus është përplasur me një kamion, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 16 persona dhe janë plagosur 27 të tjerë.
Sakaq, bëhet e ditur se autobusi pasi u përplas me kamionin ka rënë poshtë një ure 45 metra në shtetin juglindor të Minas Greais. Ndërsa shkak i aksidentit sipas mediave, dyshohet të jetë shpejtësia me të cilën po ecte autobusi, e cila shkaktoj daljen nga korsia e rrugës dhe përplasjen me kamionin.
Përplasja është aksidenti i dytë vdekjeprurës në një javë në Brazil pas një përplasje midis një autobusi dhe një kamioni, ku ndërruan jetë 42 persona në Taguaí, São Paulo, katër ditë më parë./dosja.al