E rëndë, babai shet vajzën 9-vjeçare tek i moshuari, e vetmja mënyrë mbijetese për familjen

E rëndë, babai shet vajzën 9-vjeçare tek…

Parwana Malik është një vajzë nëntëvjeçare nga Afganistani, familja e së cilës u detyrua ta shesë si nuse tek një burrë 55-vjeçar.

Sipas CNN, 55-vjeçari është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.

Por prindërit e Parwanës thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Për katër vite, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar me ndihma humanitare dhe puna e varfër e duke fituar disa dollarë në ditë.

Por jeta është bërë edhe më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

Babai i Parwanës tashmë e ka shitur edhe motrën e saj 12-vjeçare disa muaj më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit