E rëndë! Bashkëshorti dhe i vëllai vr*sin me gurë 24-vjeçaren

E rëndë! Bashkëshorti dhe i vëllai vr*sin…

Një vajzë 24-vjeçe është vrarë me gurë në Pakistan, në një ngjarje që po trajtohet si vrasje nderi.

Policia lokale e gjeti trupi të gjymtuar dhe me lëndime të rënda në kokë pranë Autostradës Indus, më 27 qershor.

Besohet se gruaja, Waziran, është goditur me gurë dhe me një shkop druri në Jamshoro dhe policia po e trajton vdekjen e saj si një vrasje nderi, sipas raportimeve në media.

Policia thotë se babai i gruas, Gurl Muhamed dëshmoi fillimisht se vdekja e saj kishte qenë një aksident.

Por, më vonë e tërhoqi deklaratën e tij, duke pretenduar se ajo ishte vrarë nga burri i saj Allah Baksh dhe vëllai i tij Kareem.

Ai është parë duke qarë për drejtësi përkrah varrit të së bijës.

Të dy burrat janë arrestuar, ndërkohë në një deklaratë, Allah Baksh pretendon se vetë familja e saj ishte përgjegjëse, sepse ata nuk e miratuan vendimin e Waziran-it për t’u martuar me të.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit