E rëndë! Burri plagos me thikë gruan në Kamëz

E rëndë! Burri plagos me thikë gruan…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një familje në Bathore, Kamëz.

Burri ka goditur me thikë bashkëshorten e tij duke e plagosur atë.

Gruan e kanë nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Është e paqartë si ndodhi ngjarja dhe çfarë e shkaktoi konfliktin mes çiftit, ndërsa policia bën me dije se burri i identifikuar me incialet F.K., 56 vjeç u shoqërua për në polici.

Informacion paraprak:

 Më datë 25.07.2020, rreth orës 22:00, në Bathore, gjatë një kolnflikti për motive të dobëta shtetasi F.K., ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën.

Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit