E rëndë/ COVID i merr jetën 35-vjeçarit pa sëmundje të tjera

E rëndë/ COVID i merr jetën 35-vjeçarit…

Një 35-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Raportohet se se ai nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 qytetarë të moshave 35-74 vjeç.

Ndërkohë u shënuan 449 raste të reja me COVID nga 3012 testime të kryera në total.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, të moshave 35-74 vjeç,” njoftoi MSH.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit