E rëndë! Ekzekutohet me armë zjarri ish-polici në Kurbin

E rëndë! Ekzekutohet me armë zjarri ish-polici…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kurbin, konkretisht në afërsi të një banke. Mësohet se viktimë e ngjarjes ka mbetur Xhelal Reçi, një ish-punonjës i policisë së shtetit. Shkaku i tragjedisë nuk dihet ende, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit