E rëndë! Gjendet e pajetë në banesë një 67 vjeçare në Laprakë, Policia shoqëron të birin

E rëndë! Gjendet e pajetë në banesë…

Një 67 vjeçare me inicialet V.R., është gjetur e pajetë sot në banesën e saj.

Ajo jetonte në Laprakë, në lagjen Gjon Kastrioti.

Policia bën me dije se në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhunë.

Nga ana tjetër, po pritet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Uniformat blu ndërkohë, kanë shoqëruar djalin e saj, J.Z., 45 vjeç, i cili jetonte në një banesë me nënën e tij.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit