E RËNDË/ Gjendet i pajetë një 68-vjeçar në Elbasan

E RËNDË/ Gjendet i pajetë një 68-vjeçar…

Mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë një 68-vjeçar.

Mësohet se ai ishte i pastrehë dhe flinte në rrugë në qytetin e Elbasanit. Trupi është gjetur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.

68-vjeçari me inicalet P.B., u gjet pa shenja jete në një garazh të kësaj lagjeje, vend ku mendohet se kalonte netët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për të kuptuar shkakun e vdekjes ndërsa raportohet se në trup nuk janë gjetur shenja dhune. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit