E rëndë/ Gruaja gjendet e pajetë në një hangar

E rëndë/ Gruaja gjendet e pajetë në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kreshovë në Kolonjë, ku një grua është gjetur e pajetë.

Sipas njoftimit të policisë, në një hangar në afërsi të banesës të saj, është gjetur e pajetë shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvaruar.

“Më datë 01.06.2020, rreth orës 09:00, në fshatin Kreshovë, në një hangar në afërsi të banesës të saj, është gjetur e pajetë shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvaruar. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, njofton policia. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit