E rëndë! Aksident tragjik i familjes shqiptare në Itali, shpëton 2-vjeçarja. Prindërit në gjendje kritike

E rëndë! Aksident tragjik i familjes shqiptare…

Një familje shqiptare në Xhenova të Italisë, është përfshirë në një aksident tragjik.

6 makina janë përplasur me një kamion, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja ndodhi në autostradën Genova-Sestri Levante.

5 persona, mes tyre 3 anëtarë të familjes shqiptare, janë çuar në spital..

Zjarrfikësit në fillim nxorrën nga makina e shkatërruar nënën, 22-vjeçaren shqiptare, si edhe vajzën 2 vjeç.

Ato shkuan në spital, ndërkohë që kryefamiljari u mor me helikopter.

E mitua u dërgua në spital në gjendje të mirë shëndetësore, kurse prindërit e saj janë në gjendje kritike për jetën.

[ngg src=”galleries” ids=”318″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit