E rëndë/ I mituri djeg motrën 2-vjeçare me bisht cigareje në Tiranë

E rëndë/ I mituri djeg motrën 2-vjeçare…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë dy ditë më parë, ku një vajzë dy vjeçare është paraqitur në spitalin “Nënë Tereza” me shenja djegie.

Sipas policisë, ishte nëna e dy vjeçares që e ka dërguar në spital. Ajo i ka thënë efektivëve se e mitura është djegur me bishtin e cigares aksidentalisht nga vëllai i saj 9-vjeçar.

“Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç”, njofton policia.

Por ngjarja ende është e mbuluar me shumë mister.

Po ashtu një 4-vjeçare është paraqitur në spitalin e Krujës gjatë ditës së enjte me dorë të dëmtuar. Sipas policisë, dyshohet se 4-vjeçarja është rrëzuar në kopsht ku dhe ka dëmtuar dorën, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera.

“Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit