E rëndë/ Ishte zhdukur, familja e gjen të vdekur në kasolle

E rëndë/ Ishte zhdukur, familja e gjen…

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Rrogozhinë. Mësohet se një person i denoncuar i zhdukur prej ditës së djeshme është gjetur sot në mesditë i pajetë në fshatin Gosë e Madhe, në një kasolle.

Viktima është F. M. 50 vjeç dhe dyshimet e deritanishme tregojnë se mund të kemi të bëjmë me vetëvrasje. Sepse nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ai ishte shpallur në kërkim ditën e djeshme, nga Komisariati i Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Familjarët janë të tronditur, ndërsa po kryhen hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit