E rëndë! Ja çfarë parashikon instituti amerikan për Shqipërinë

E rëndë! Ja çfarë parashikon instituti amerikan…

Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit në SHBA ka bërë një parashikim shqetësues për bilancin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri. Instituti parashikon 1,306 viktima në vendin tonë deri në muajin Tetor.

Ky institut ka bërë projeksione për mënyrën si do të vijojë situata e pandemisë për të gjithë shtetet e botës.

Sipas IHME në Shqipëri, numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi në një ditë do të vijë në Shtator.

Deri në 6,800 të infektuar dhe 46 viktima në një ditë parashikon Instituti që mat dhe vlerëson shëndetin për Shqipërinë.

Parashikimi del në përfundimin se numri i shtretërve që do të nevojiten nuk kalon gjysmën e atyre që janë në gjendje në vendin tonë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit