E rëndë/ Makina përplas biçiklisten

E rëndë/ Makina përplas biçiklisten

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një makinë e drejtuar nga një 28-vjeçar ka përplasur një vajzë 23-vjeçare që lëvizte me biçikletë.

Sipas policisë, e lënduara, shtetasja R.D., 23 vjeçe, u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 08:00, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues M.H., 28 vjeç, ka aksidentuar biçiklisten shtetasen R.D., 23 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit