E rëndë/ Makina përplas një 5-vjeçare, gjendja e saj...

E rëndë/ Makina përplas një 5-vjeçare, gjendja…

Një 5-vjeçare është përplasur nga një makinë këtë të diel në Bathore, Tiranë. Burimet zyrtare bëjënë me dije se e mitura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesja e mjetit e identifikuar me inicialet I.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Në Bathore, mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E. T., 5 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.5, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit