E rëndë/ Mësuesi ngacmoi nxënësen, e mitura: Tentoi të më puthte me forcë

E rëndë/ Mësuesi ngacmoi nxënësen, e mitura:…

Pas ngjarjes që tronditi vendin ditën e djeshme, ku një vajzë e mitur u përdhunua nga miku i ngushtë i babait të saj, një tjetër rast përdhunimi ka dalë në dritë.
Në shkollën 9-vjeçare të fshtatit Barç, Skrapar, ku në shkollë është vetëm një mësues, z.Servet Bejo, për klasat nga e para deri në të nëntën.

E mitura tregon se mësuesi një vit më parë e kishte ngacmuar, ndërsa së fundmi ka tentuar ta puthi me forcë.

Halla tregoi se nga e bërtitura e mbesës ka shkuar menjëherë në shkollë. “E dëgjova që bërtiste, e dëgjoi gjithë fshati ndaj shkova me vrap, mësuesit i thashë si nuk të vjen turp” tregon halla.

Mësuesi Servet Bejo mohon ta ketë bërë këtë gjë, sipas tij duke qenë se ka probleme hasmërie ata po hakmarren, dhe se halla e vajzës ka shkuar atë ditë në shkollë me thikë. Ai pretendon se ka lajmëruar edhe specialistin e Policisë së Zonës, Zenel Koçin, por ai i ka sugjeruar t’i sheshojnë vetë gjërat.

Por të kundërtën thotë z.Koçi, ai mohon kategorikisht të ketë dijeni për këtë situatë dhe të jetë telefonuar nga mësuesi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit